ShowBiz

Modelja e njohur: Isha 14 vjeç kur humba virgjërinë

Sot është në mesin e modeleve më të kërkuara në botë dhe njëherësh shumë e suksesshme.

Këtë herë, Kate Moss ka rrëfyer shumëçka nga jeta e saj private, madje edhe për çështjen e virgjërisë, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Për revistën “Love Magazine”, modelja rrëfeu se si erdhi deri te vendimi i saj që të bëhet modele dhe a e ka menduar ndonjëherë veten në një profesion të tillë.

“Isha 14 vjeç kur humba virgjërinë dhe më dukej vetja ‘cool’, ka thënë ajo.

Ndërsa, tregoi se asnjëherë nuk e ka menduar veten si modele, pasi nuk i ka pëlqyer fiziku i saj, por agjentja e modës Sarah Doukas.

“Kurrë, kurrë, kurrë. Isha e shkurtër, kisha këmbët e lakuara dhe dhëmbët e këqinj dhe askush nuk mendonte se isha vajza më e bukur në shkollë. Unë isha me të vërtetë i dobët, gjë që ishte disavantazh në atë kohë “, tha Kate.

Edhe pse ka qenë pjesë e 100 revistave, modelja nuk mendon që ishte e mirë në këtë industri deri së fundi.