ShowBiz

Modelja kosovare ndjekësve: Me 500 euro i fshij sytë në mëngjes

Arbenita i ka kthyer një koment me të vërtetë epik një fansi të saj.

Arbenita Ismajli, modelja e cila është bërë e njohur tek ne për lidhjen e saj me reperin Fero, është shumë aktive në rrjetin social, Instagram.

Këtë herë ajo ka postuar një fotografi ku shihet me peshqir në kokë.

E pikërisht në këtë foto Arbenita ka filluar të marrë komente të shumta nga ndjekësit e saj.

Njëri ndër ta ishte edhe komenti: “A po ia çel bacit pak, t’i jep baca 500 euro”, të cilit Arbenita i është përgjigjur me:

“Me 500 euro i fshij sytë n’mëngjes!”

Megjithatë, pak kohë më pas modelja ka vendosur ta largojë postimin nga profili i saj.

the authorBurbuqe Metolli