Sport

Modestia e Messit: Nuk jam më i miri në histori të futbollit

Lionel Messi është treguar modest gjatë një interviste të gjatë të dhënë së fundi për revistën ‘Paper’.

30 vjeçari po përgatitet për pjesëmarrjen e katërt në Kupën e Botës me Argjentinën, ndërsa ende është në kërkim të trofeut të parë.

Në intervistën për ‘Paper’, Messi ka thënë se nuk është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, por një futbollist i zakonshëm si të gjithë të tjerët.

Argjentinasi që ka fituar pesë Topa të Artë në karrierën e tij, cilësohet si një futbollistët më të mëdhenj në histori të futbollit.

“Unë nuk mendoj se jam më i miri, mendoj se jam futbollist, në fushë të gjithë jemi të njëjtë, të gjithë përpiqemi të përmirësojmë veten”, është përgjigjur Messi në pyetjen për lojtarin më të mirë në histori./Lajmi.net/