Sport

Modric, Salah apo Ronaldo? Allegri zgjedh fituesin

Massimiliano Allegri nuk ka dyshime se kush duhet të shpallet futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri nuk ka dyshime se kush duhet të shpallet futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA.

Ai ka thënë se Cristiano Ronaldo e meriton ta fitojë çmimin edhe pse ka kundërshtar Luka Modricin dhe Mohamed Salah.

“Ronaldo e meriton çmimin edhe pse Modric po ashtu ka kaluar një vit të mirë”, u shpreh Allegri, përcjell “lajmi.net”.

Modric e mposhti Ronaldon dhe Salahun në garë për çmimin e UEFA-së. /Lajmi.net/