Rajon & Botë

Mogherini: Ne nuk ndërtojmë mure për refugjatët

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka mbrojtur qëndrimin se politikat e BE-së për parandalimin e ardhjes së refugjatëve në Evropë nuk janë për ndërtimin e mureve, sipas saj, ashtu siç ka vepruar SHBA-ja, por janë për menaxhimin e fluksit të refugjatëve.

Në një deklaratë për gazetarët pas takimit të Këshillit të Marrëdhënieve Jashtëm të BE-së të mbajtur në Maltë, Mogherini tha se marrëveshja e arritur me Libinë përfshin 200 milionë euro për të parandaluar ardhjen e refugjatëve në vendet e BE-së, është e rëndësishme nga pikëpamja për parandalimin e tragjedive në det.

“Dëshiroj ta shpreh në mënyrë të qartë, se politika jonë është për menaxhimin e rrjedhës së refugjatëve dhe nuk është një mur, nuk është të mbash njerëzit jashtë. Është një tjetër mënyrë, një mënyrë evropiane e cila ka për qëllim të menaxhojë një çështje shumë komplekse dhe e cila ka si prioritet të drejtat e njeriut dhe luftën kundër organizatave kriminale”, tha Mogherini.

Mogherini, duke iu referuar vendimit të Presidentit amerikan, Donald Trump për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën dhe qëndrimit të tij kundër pranimit të refugjatëve, është shprehur se “kjo që ju shihni sot, është plotësisht e kundërta e mënyrave të tjera”./KosovaPress/