Rajon & Botë

Mogherini në Teheran për bisedime për konfliktin sirian

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini udhëtoi sot drejt Teheranit për të biseduar mbi krizën siriane.

Më vonë gjatë ditës ajo do të shkojë edhe në Arabinë Saudite.

Shtysa diplomatike vis-a-vis e fuqive kryesore rajonale vjen një ditë pasi rebelët sirianë nisën një sulm të gjerë që synon të çajë rrethimin e Alepos.

Mogherini u takua me ministrin e Jashtëm iranian, Jawad Zarif dhe pritet të takohet me presidentin, Hassan Rowhani në një përpjekje për të arritur një përparim në konflikt, në të cilën fuqitë rajonale, Irani dhe Arabia Saudite kanë marrë anët e kundërta.

Është planifikuar që Mogherini të udhëtojë në Riad më vonë gjatë ditës për të vazhduar bisedimet me udhëheqësit e Arabisë Saudite, një ofrues i madh i armëve të disa grupeve rebele siriane, të cilat po përpiqen të rrëzojnë regjimin e al-Asad.

Lajmi vjen një ditë pasi ministrat e Jashtëm të Rusisë, Sirisë dhe Iranit zhvilluan bisedime në Moskë lidhur me rrethimin e Alepos.