Molliqaj për Veselin: Nuk e di pse po ikë ai njeri

Deputeti Dardan Molliqaj e ka kritikuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për fjalorin e përdorur ndaj deputetes së VV-së, Drita Millaku.

Veseli reagoi ndaj Millakut, pas akuzave të saj se Kadri Veseli e Hashim Thaçi janë urdhërdhënësit e vrasjes së komandant Drinit.

Veseli iu drejtua Millakut duke thënë se “nuk bën të lëshohet fjala si… p’e din ti”, duke thënë se do të zbulohet akuza e drejtuar ndaj tij nga deputetja. Millaku reagoi, pasi që një prej deputetëve të PDK-së tha se vjehrri i saj ka punuar me UDB-në.

E kur Molliqaj deshi ta pyes Veselin për këto fjalë të tij, ai kishte dalë nga salla paraprakisht, duke thënë se “nuk e di pse ky njeri ikë në këso raste”.

“A po mendon që duhet me bo qashtu, që guxon me bo qashtu, apo thjesht është njeri i papërgjegjshëm. Po pres kur të jetë këtu dhe të përgjigjet për ato fjalë që i tha ndaj deputetes tonë, Drita Millakut”, tha Molliqaj./KosovaPress/