Aktuale

Molliqaj: S’ka asnjë sulm i bandave kriminale që e ndalë ndryshimin në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Daradan Molliqaj në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka folur rreth sulmit të bërë mbrëmë në drejtim të aktivistit të Vetëvendosjes, Agron Kabashi përderisa ai po shoqëronte në banesën e tij Dardan Molliqajn në lagjen Mati 1.

Me këtë rast Molliqaj ka theksuar se përkundër një reagimi edhe të shpejtë edhe profesional të Policisë së Kosovës mbrëmë, sot ende nuk ka lëvizje në drejtim të hetimit të rastit për shkak se nuk kemi marr asnjë nga kamerat se është e qartë nga ka kaluar vetura.

“Janë me dhjetëra kamera që të do të siguronin se kush është vetura që e ka përcjellë veturën tonë dhe cili është regjistrim i asaj veture që qon të pronari dhe mendoj se ka papërgjegjësi absolute nga Policia e Kosovës dhe janë bërë 12 orë nga ky moment politik ndaj aktivistet kabashi vetëm pse ishte me mu dhe sulmi ishte ndaj meje. Pra është papërgjegjësi politike”, ka thënë Molliqaj, shkruan Indeksonline.

Molliqaj ka theksuar se janë të vetëdijshëm se pushteti kriminal ka filluar të ketë frikë nga mbështetja që ka marrë Lëvizja Vetëvendosje nga opinioni publik dhe sipas tij këto metoda të pushtetit janë metoda për të frikësuar ndryshimin në Kosovë.

“Aktivistët dhe përfaqësuesit e Vetëvendosjes, por edhe ky pushtet shumë shpesh na ka akuzuar që duam ta marrim me dhunë por këta që e kanë humbur legjitimitetin duan ta mbajnë të tillë.

Përgjigja e jona para se gjithash te qytetarëve është se do tua japin përgjigjen. S’ka asnjë sulm, asnjë dhunë dhe asnjë akt i këtyre bandave kriminale nuk do të munden me e ndal ndryshimin në Kosovë, pasi ndryshimin nuk e bëjmë ne por qytetarët e Republikës së Kosovës, dhe që Vetëvendosje është subjekti më i mbështetur në vend”, ka shtuar Molliqaj.

Gjithashtu Molliqaj ka thënë se këta të fundit e kanë të lidhur pushtetin me lirin, për shkak të veprave dhe krimit që e kanë bërë e që sipas tij, kjo është e gabuar pasi nuk ka asnjë rrugë tjetër që do t’i shpëton këta nga krimi që e kanë bërë./Indeksonline/