Aktuale

Molliqaj:Duan të na shpallin terroristë

Sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj në një konferencë për media ka deklaruar se termi “terrorist” që po përdoret ndaj Vetëvendosjes është i qëllimshëm për arsyen se ky term është i ndjeshëm në arenën ndërkombëtare dhe se në këtë mënyrë duan të na shpallin terroristë.

“Sot, lufta ndaj terrorizmit është e ndjeshmë në arenën ndërkombëtare këto kohë. Edhe ne jemi akuzuar me këtë term pa dëshmi që subjektet ndërkombëtare të kenë këtë qasje për Vetëvendosjen.” theksoj Molliqaj.

Molliqaj ka reaguar ashpër edhe ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për arsyen se kjo e fundit ende nuk është deklaruar për përgjimet.

“Presim nda LDK-ja dhe anëtarët e saj të deklarohen për klanin pronto” tha sekretari i VV-së.

Ai ka insistuar përsëri në kundërshtimin e demarkacionit dhe e ka quajtur të vdekur këtë marrëveshje.