Aktuale

Momentet kur familja Rexhepi mori lajmin e hidhur, shtëpia a tyre u mbush me njerëz (Video)

Mëngjesin e hershëm të së hënës morën lajmin se ka ndërruar jetë i zoti i shtëpisë, Bajram Rexhepi.
Prandaj familjarët e ish kryeministrit të parë të Kosovës, nisën të bëhen gati për të pritur miqtë për ngushëllime, në Suhodoll të Mitrovicës.

Shumë të mërzitura janë bashkëshortja e vajza e vetme e tij.
Ato dhe farefisi përveç miqve që u shkuan për kryeshnosh, u ngushëlluan edhe nga përfaqësues institucional të Kosovës.

E sa i përket ceremonisë së varrimit, sipas ministrit të arsimit, Arsim bajrami, i cili është pjesë e këshillit, varrimi do të bëhet të martën nga ora 16:30 në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.

Derisa, nga ora 10 deri në 11 do të bëhen homazhe në Kuvendin e Kosovës, njofton Klan Kosova.