Rajon & Botë

Momenti kur kamioni me peshë 108 ton shemb urën në Itali (Video)

Ky është momenti kur një kamion ka rënë në mbikalimin e superstradës Milano-Lecco në Itali. Nga incidenti fatal ka humbur jetën 68 vjeçari Claudio Bertini, një mësues fizike në pension ndërsa 4 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë 12 vjec

Shkak për shembjen e urës sipas mediave italiane është bërë ngarkesa tej normave e kamionit. Pesha e kamionit ishte 108 ton dhe nuk kishte autorizim për të kaluar në atë mbikalim. Pas incidentit fatal, ministri italian i Infrastrukturës dhe Transportit, Graziano Delrio, ka ngritur një komision hetimor mbi ngjarjen.