Rajon & Botë

Moska tregon se kur do të takohen Putin dhe Trump

Kremlini ka thënë sot se janë mbajtur bisedime rreth një takimi të mundshëm mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe atij amerikan, Donald Trump.

Mendohet se takimi mes dy liderëve mund të mbahet para G20-s në korrik, por ende nuk ka asgjë specifike, transmeton Express.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë në një konferencë për media të mbajtur sot se këshilltari i sigurisë kombëtare, Michael Flynn dhe ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Sergei Kislyak nuk kanë diskutuar rreth heqjes së sanksioneve ndaj Moskës, në një bisedë telefonike./Gazeta Express/