Aktuale

Mosmarrëveshje në shkollë, mësuesi e rrah drejtorin

Një mosmarrëveshje mes punonjësve të shkollës fillore “Rexhep Mala” në fshatin Topanicë të komunës së Kamenicës ka përfunduar me rrahje fizike mes një mësuesi me drejtorin e kësaj shkolle.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga policia rajonale e Gjilanit thuhet se ngatërresa ka ndodhur dje kah mesdita, me ç’rast njëri nga të përfshirit në rast ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore.

“Me 12 mars 2019, rreth orës 11:20, ankuesi, drejtor i shkollës i raporton policisë në Kamenicë se pas një mosmarrëveshje që kishte në korridorin e shkollës, e më pas në lokalet e punëtorëve teknik është sulmuar fizikisht nga njëri prej mësuesve të kësaj shkolle”, thuhet në njoftim.

Policia bëri të ditur se drejtori ka pësuar lëndim të lehtë trupor bazuar në raportin mjekësor.

Për këtë rast palët janë intervistuar dhe tashmë është proceduar në Prokurorinë Themelore të Gjilanit./FaktePlus