Aktuale

Mosmarrëveshje rreth një automjeti, e bëjnë për spital

Dy persona janë arrestuar në Kllokot, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një shitblerje të një automjeti, kanë sulmuar fizikisht viktimën.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./KosovaPress/