Aktuale

Moti në javën e parë të pranverës

Java e parë e pranverës do të fillojë me mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë celsius.

“Shtypja atmosferike do të jetë normale me tendencë të ngritjes për 1-4 milibar. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja , e lehtë deri mesatare”, ka njoftuar IHMK-ja. /KosovaPress/