Aktuale

Moti për vikendin në Kosovë

Fundjava me mot të ngrohtë dhe kthjellime. Të dielën më vonë me shi. Java në vijim me mot më të ftohtë dhe me shi.

Ditën e shtunë fusha të presionit të lartë do të zhvendosen mbi rajon, që do të favorizojnë mot stabil dhe të ngrohtë, kryesisht me diell.

Ditën e diel, një vorbull ciklonike nga Atlantiku gradualisht do të depërtojë mbi rajon, ku orëve të mbrëmjes do të sjellë reshje shiu. Reshje shiu dhe mot i ftohtë do të mbajë më pas gjatë javës në vijim. Vende-vende reshjet do të jenë më intenzive, e orëve të pasdites do të shoqërohen edhe me bubullima.

11.05 – Ngrohtë, kryesisht me diell.

12.05 – Ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell. Vonë pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu.

13.05-14.05 – Ditën e hënë më freskët, kryesisht vranët dhe me shi. Pasdite reshjet mund të shoqërohen edhe me bubullima. Ditën e martë, më ftohtë, kryesisht vranët dhe me shi kohëpaskohe, e pasdite mundësi edhe për bubullima. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive.

15.05 – Ftohtë, kryesisht vranët. Pasdite me reshje lokale shiu dhe bubullima.

Në fundjavë temperaturat do të rriten rreth vlerave mesatare, e javën e ardhshme do të pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga 6C deri në 9C, ndërsa ato maksimale në fundjavë do të rriten deri në 22C, e javën e ardhshme do të zbresin deri në 14C.

Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme kryesisht nga krahu jugor 6-13m/s.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të lehtë mbi vlera normale, mirëpo nga dita e hënë do të zbres nën këto vlera. /FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli