Sport

Mourinho ‘godet’ Realin, ja çka e paralajmëron

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka thënë se Real Madridi duhet ta harrojë nënshkrimin me portierin yll, David de Gea.

Portugezi i ka këshilluar kampionët spanjollë dhe evropianë të shohin diku tjetër për të zgjidhur problemet e tyre në portë.

Real Madridi ka një interes të gjatë për portierin spanjoll, De Gea, i cili gati u bashkua me gjigantët e La Liga-s në mes të vitit 2015.

Dhe ish-portieri i Atletico Madrid, i kontraktuar nga Manchester United deri në vitin 2019, vazhdon të jetë i lidhur me skuadrën e Zinedine Zidane.

Megjithatë, Mourinho është i bindur se De Gea do të mbetet në “Old Trafford” përtej sezonit dhe i ka paralajmëruar gjigantët spanjollë: “Unë mendoj se ai do të qëndrojë, – tha Mourinho për “La Sexta”, përpara takimit të së martës të Ligës së Kampionëve me Sevilla. – Nuk e di se cilat janë qëllimet e Real Madridit, por nëse do të isha unë, do të mendoja për një lojtar tjetër”.

De Gea ka gëzuar një sezon yjor për Manchester United, duke e mbajtur të pastër portën e tij në Premier në 15 ndeshje, këtë sezon, dhe ndihmuar të besuarit e Mourinhos të zënë vendin e dytë, prapa liderit, Manchester City, që është arratisur. Trajneri i “Old Trafford” mirëpret Sevilla në Manchester, të martën, pas një barazimi pa gola në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve.