Sport

Mourinho konfirmon pesë mungesat e mëdha të Unitedit

Manchester United do të luajë me shumë mungesa ndaj West Brom.

Jose Mourinho ka konfirmuar se Chris Smalling dhe Phil Jones do të jenë jashtë për një kohë të gjatë, derisa Wayne Rooney mund të rikthehet të luajë të shtunën ndaj West Brom.

Përveç këtyre, të shtunën do të mungojnë edhe Zlatan Ibrahimovic e Ander Herrera, derisa Paul Pogba vazhdon të jetë jashtë për shkak të lëndimit.

“Ata janë jashtë për një kohë të gjatë për shkak të lëndimeve”, tha Mou për Smalling dhe Jones.

“E dini se Zlatan dhe Herrera janë të suspenduar, derisa Pogba vazhdon të jetë i lënduar”, shtoi më tej portugezi.

“Por, në skuadër kam shumë lojtarë të rëndësishëm dhe më të rëndësishmit janë ata që duan të luajnë dhe janë gati të bëjnë diçka të tillë. Iu besoj dhe që do të japin gjithçka në fushë që të vazhdojmë të luftojmë për pozitën e katërt”, shtoi më tej Mou, duke dhënë kështu një mesazh motivues për lojtarët që do të zëvendësojnë të lënduarit e suspenduarit. /Express/