Sport

Mourinho: Nuk e dua këtë përballje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Jose Mourinho ka folur për shortin e Ligës së Kampionëve.
Trajneri portugez, që tashmë është i papunë, ka komentuar shortin e Ligës së Kampionëve, që do të tërhiqet ditën e premte me fillim nga ora 12:00.

Trajneri që e ka fituar dy herë këtë garë, ka thënë se në këtë fazë nuk do të dëshironte një përballje Juventus – Barcelona.

Të dy këto skuadra, kanë siguruar kalimin në çerekfinale, dhe një përballje mes tyre, do të ‘rindizte’ sfidën Messi – Ronaldo.

“Messi kundër Ronaldos? Sfidën Juventus – Barcelona në çerekfinale nuk do ta doja. Ato janë dy skuadra të mëdha që nuk kanë shënuar shumë sukses viteve të fundit në këtë garë, do të ishte përballje speciale nëse do të takoheshin në finale ose gjysmëfinale”, ka deklaruar Jose Mourinho.

“Tani, do të ishte një humbje për të gjithë po të takoheshin në çerekfinale”./Lajmi.net/