Sport

Mourinho pas yllit të Chelseas

Bosi i Manchester United, Jose Mourinho dëshiron të transferoj yllin e Chelseas, Willian këtë verë, shkruan indeksonline.

Sulmuesi brazilian ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon, pavarësisht nga betejat e Antonit Conte .

Djajtë e Kuq u përpoqën të transferojnë 29-vjeçarin verën e kaluar, por u tha se nuk kishte asnjë shans për të.

Mourinho ka dërguar skautët për të mbajtur në vëzhgim ish-futbollistin e Shakhtar Donetsk në shumë ndeshje këtë sezon.

Dhe United dëshiron të kthehet për Willian në fund të këtij sezoni, për të ndihmuar në garën e Premier League sezonin e ardhsëm. /IndeksOnline/