ShowBiz

Mozzik fali Kurban Bajramin në Ferizaj, ky është urimi i tij

Mozzik ka uruar besimtarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Besimtarët myslimanë në mbarë botën sot festojnë Kurban Bajramin, shkruan lajmi.net.

Reperi Mozzik, përmes një imazhi në rrjete sociale, ka uruar besimtarët pranë xhamisë në Ferizaj, ku me të u shfaq edhe reperi Dardan.

“Urime Kurban Bajrami gjithë besimtarëve musliman ❤️🙏🏻 Zoti u dhashtë të mira juve e familjës !”, ka shkruar ai.

Më vonë, reperi postoi një foto pranë prindërve, me të cilët edhe do ta festojë këtë festë. /Lajmi.net/