Aktuale

MPJ përgënjeshtron Serbinë, Kosova është anëtare e WCO

Ministria e Jashtme e Kosovës përgënjeshtroi sot Serbinë, e cila e konteston anëtarësimin e plotë të Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave.

Kjo ministri deklaron se Kosova është me të drejta të plota dhe obligime të barabarta si shtet anëtar qysh prej anëtarësimit në janar të këtij viti.

Sipas MPJ-së, e gjitha ka ndodhur pasi kryesuesi i këtij takimi vjetor ka qenë nga Federata Ruse, e që jashtë çdo rregulli është përpjekur ta trajtojë Kosovën si shtet joanëtar dhe ta pengojë përfaqësimin në këtë takim.

MPJ deklaron se ky veprim ka irrituar Sekretarin e Përgjithshëm dhe shumë shtete anëtare duke e kundërshtuar njëzëri.