Ekonomi

MTI mbështet finalizimin e projektit të “Parku Teknologjik” në Shtime

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, dhe Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismaili nënshkruan sot marrëveshje për bashkëfinancimin e projektit “Parku Teknologjik” në Komunën e Shtimes.

Ministrja Bajrami u shpreh e kënaqur se përmes financimit nga MTI, Parku Teknologjik në Shtime po i finalizon punët dhe se i njëjti tashmë është tërësisht i populluar me biznese të cilat po zhvillojnë afarizëm të suksesshëm në këtë lokacion. Ndërtimi i Zonave Industriale do të mbetet prioritet i MTI-së edhe në periudhën në vazhdim, tha ministrja Bajrami.

Nga ana e tij, kryetari Ismaili falënderoi Bajrami dhe MTI-në për mbështetjen e këtij projekti i cili ndihmon zhvillimin e bizneseve në këtë komunë.

Shuma e ndarë nga MTI është 60,000.00 euro dhe do të përdoret nga Komuna e Shtimes për investime në montimin e dy trafo stacioneve në mënyrë që të furnizojë me rrymë elektrike bizneset në Parkun Teknologjik në Shtime./KosovaPres/