ShowBiz

Muaji i mjaltit nuk mbaron për Elitën dhe Gjikon, ky është destinacioni i radhës

Elita Rudi dhe Gjiko një muaj më parë kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.
Elita dhe Gjiko kishin organizuar dasmë madhështore, e pak ditë pas kurorëzimit ata udhëtuan në muaj të mjaltit, shkruan lajmi.net.

Çifti kanë udhëtuar në vende të ndryshme, kurse ndalesa e fundit ishte pikërisht Piazza D’uomo në Milano.

Në rrjete sociale, Elita dhe Gjiko kanë ndarë me ndjekësit imazhe nga vendi ku po qëndrojnë dhe vetura luksoze me të cilën udhëtuan për në atë vend.

Për ndryshe, çifti presin që së shpejti të bëhen prindër për herë të parë. /Lajmi.net/