Shëndetësi

Mukoza e dëmtuar çrregullon psikikën

Pas operimit të hundës në disa raste mund të paraqiten komplikime serioze.

Personat kanë ndjenjën e mungesës së ajrit, që shkakton një shqetësim të vazhdueshëm.

Intervenimet kirurgjike në hundë te disa pacientë mund të dëmtojë nervat, që në shumicën e rasteve shkaktojnë të ashtuquajturën sindromë të hundës së zbrazët, transmeton KosovaPress.

Vlerësimet e Asociacionit ndërkombëtar të pacientëve me sindromën “hunda e zbrazët” është se mijëra njerëz në gjithë botën luftojnë me pasojat e padëshiruara të operacionit në hundë.

Sindroma e hundës së zbrazët krijohet me rastin e dëmtimit të mukozës në këtë organ, deri tek e cila vjen pas intervenimit për shkak të ndezjeve kronike.

Problemet që krijohen nga kjo sindromë mund të zbuten me operacion të ri. Ai nënkupton edhe vendosjen e materialeve të caktuara, të cilat në një masë mund të përmirësojnë mukozën e dëmtuar të hundës.

Në këtë mënyrë nuk zhduken të gjitha simptomat, por situata përmirësohet deri në 80 për qind të rasteve në periudhën para implantimit.