Aktuale

Mungojnë vaksinat për sëmundjen gungore të lëkurës së gjedhit

Në komunat e rajonit të Dukagjinit sëmundja është duke u shpërndarë me ritëm të shpejtë në mungesë të vaksinave ndaj të cilës e vetmi luftim ka mbetur spërkatja e hapësirave kundër insekteve, shkruan sot Koha Ditore.

Sëmundja Gungore e lëkurës së gjedhet po merr përmasa të jashtëzakonshme në komunat Deçan e Istog. Në Pejë gjendja është më pak alarmante sesa të dy komunat më sipër, derisa në Komunën e Klinës është identifikuar kjo sëmundje në dy raste por, frika është e pranishme që të marrë përmasa sikur në komunat e tjera.

Gjendja më e rëndë është në Komunën e Deçanit, ku edhe është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në takimin që është mbajtur nga kreu i komunës me drejtues të Drejtorisë së Bujqësisë dhe inspektorët e veterinës, për shkak të gjendjes alarmante dhe të shpërhapjes së sëmundjes Gungore të lëkurës të gjedhit.