Aktuale

Murati: Demarkacioni të shkojë në Kuvend

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka vlerësuar se e vetmja mënyrë për t’i hapur rrugë zgjidhjes së problemit të demarkacionit është të dërgohet sa më shpejtë në Kuvendin e Kosovës dhe aty, ose marrëveshja të ratifikohet (gjë që është e pamundur në këtë konstalacion politik) ose rrëzohet, që është opsion real.

Postimi i Muratit në Facebook:

E vetmja mënyrë për t’i hapur rrugë zgjidhjes së problemit të demarkacionit është të dërgohet sa më shpejtë në Kuvendin e Kosovës. Aty, ose marrëveshja ratifikohet (gjë që është e pamundur në këtë konstalacion politik) ose rrëzohet, që është opcion real. Vetëm pas këtij hapi, krijohet kontest i ri juridik me Malin e Zi dhe mund të fillohet të negociohet me të dërgimi i demarkacionit në arbitrazh ndërkombëtar si një mundësi reale, ose që është më pak e besueshme edhe të bëhet përpjekje të rinegociohet marrëveshja. Është e natyrshme se në këtë fazë Mali i Zi nuk pranon asnjë nga këto hapa, sepse nuk ka kontest juridik, ndërsa në anën tjetër ai e ka raitifkuar në parlamentin e vet. Pra kontesti i ri krijohet vetëm me veprimet tona politike e jo me rezultatet e reja të komisionit të ri.