Sport

Murillo pranë kalimit te Valencia

Mbrojtësi kolumbian pritet të largohet nga Interi

Jeison Murillo është gjithnjë e më pranë rikthimit në La Liga.

Mbrojtësi është shumë pranë transferimit te skuadra e Valencias. Drejtuesit e klubit nga Mestalla janë afër arritjes së marrëveshjes me Interin, për transferimin e futbollistit.

Transferimi i Murillos është një kërkesë e trajnerit, Marcelino Garcia Toral, i cili e dëshiron me çdo kusht 25-vjeçarin për sezonin e ri, transmeton KosovaPress.

Në rast se palët arrijnë gjuhën e përbashkët, kolumbiani do të përfitojë një pagë prej 2 milionë eurosh në sezon, kurse Interi do të përfitojë 14 milionë euro nga shitja e tij.