Aktuale

Mushkolaj: Kushtetuta e Kosovës nuk e ndalon bashkimin me Shqipërinë

Anëtarja e komisionit shtetëror për hartimin e Kushtetutes, Gjyljeta Mushkolaj, deklaroi sot se Kushtetuta e Kosovës nuk e ndalon që Kosova të bashkohet me Shqipërinë, transmeton Gazeta KNN.

Këto deklarata ajo i bëri në një tryezë të mbajtur në Kolegjin AAB për nderë të 10 vjetorit të Kushtetutes së Kosovës.

“Kushtetuta shumë qartë në të vërtetë e ndalon që Kosova të kërkojë të bashkohet me një shtet tjetër ose pjesë të ndonjë shteti tjetër me të cilën bashkësia ndërkombëtare na ka vendosur një lloj kufiri që ne të mos kemi pretendime territoriale në Maqedoni dhe Serbi. Në anën tjetër, nëse dikush tjetër na bën ftesë, pra nëse një ftesë të tillë na bën Shqipëria, neve na mbetet që të vendosim se a dëshirojmë apo të mos dëshirojmë të bashkohemi”, tha Mushkolaj. /Gazeta KNN

Për më shumë shikojeni videon më poshtë:

Tryezë tematike "10 VJET KUSHTETUTË"

Tryezë tematike: "10 VJET KUSHTETUTË" #aablive #kolegjiaab #10vjet

Posted by Kolegji AAB on 10.04.2018