Shëndetësi

Mushkonjat nuk iu hanë sepse e keni ‘gjakun e ëmbël’

Mushkonjat janë problemi i shumicës së njerëzve gjatë stinës së verës. Kjo për shkak të klimës e cila shkakton shfaqjen dhe shtimin e tyre.

Ekzistojnë disa arsye që “thithëset e gjakut” na vënë në shënjestër disa nga ne më tepër se të tjerët.

Ndër to, është se ato nuk kanë vizion të mirë të pamjes, kështu që bazohen në aromën dhe ngrohtësinë e trupit tuaj. Këtë e ka konfirmuar profesori i Universitetit të Winnipeg, Robert Anderson.

“Nëse keni një trup të ngrohtë ato do t’iu sulmojnë” ka thënë ai.

Anderson e fajëson trupin tonë për lirimin e dioksidit të karbonit dhe nxehtësinë e cila shkakton djersitjen që është sikur një magnet për mushkonja.

Ekzistojnë edhe disa mite të cilat thonë se mushkonjat i hanë njerëzit që kanë gjak të ëmbël por studimet e fundit kanë zbuluar se ato nuk diskriminojnë por ushqehen me çdo gjë që ka gjak.

Carl Lowenberger, studiues i mushkonjave dhe parazitëve ka thënë se duhet të hani aq shumë hudhër sa të mos qëndrojnë më pranë jush as shokët tuaj.

Ekziston edhe një nocion i cili thotë se ata që kanë sëmundjen e diabetit dhe tensionin e lartë të gjakut janë më shumë të rrezikuar nga kafshimi i tyre por kjo akoma nuk është vërtetuar./KosovaPress/