Aktuale

Mustafa i kundërpërgjigjet iniciativës së nismës për mocionin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i është kundërpërgjigjur iniciativës së paralajmëruar nga “Nisma për Kosovën” për mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë.

Mustafa ka thënë se është punë e opozitës të kërkojë qoftë mocion mosbesimi, qoftë zgjedhje të parakohshme.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se Qeveria që ai udhëheq do të vazhdojë me planin e saj që si synim, sipas tij, ka krijimin e vendeve të reja të punës, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Kurse, sa i përket Demarkacionit me Malin e Zi, kryeministri Mustafa ka thënë se Marrëveshja shumë shpejt do të procedohet në Kuvend, por pa përmendur datë, se kur mund të ndodhë kjo.

the authorE B