Aktuale

Mustafa Nano vazhdon debatin me myslimanët: Duroni fyerjet dhe mos u llastoni

Kritika ndaj islamit është diçka e vlefshme jo vetëm për një vend të caktuar, por edhe për vetë myslimanët.

Për Mustafa Nanon, Evropa ka kohë që gurën e Jezu Krishtit e ka kritikuar dhe madje kritikuar si asnjë personazh tjetër në historinë e saj, por evropianët janë pajtuar me një gjë të tillë.

“Myslimanët kanë ardhur në Evropë se mbi të gjitha u pëlqen liria e shprehjes dhe mendimit. Në Evropë që kritikohet Jezu Krishti dhe kritikohet si asnjë personazh tjetër në historinë e Evropës, janë bërë libra dhe shkrime të shumta, por evropianët janë pajtuar me këtë gjë”, ka thënë Nano.

Sipas tij, myslimanët vazhdojnë të jenë të llastuar, por ata duhet të mësohen të fyhen.

“Ky është llastimi që bën e gjithë bota myslimane në ditët e sotme”, ka thënë tutje ai.

Megjithatë, deklaron ai, pjesa myslimane e Evropës thotë se ju duhet të bëni çdo gjë, por ne nuk duhet të na fyeni.

“Pjesa myslimane e Evropës thonë se ju duhet të bëni çdo gjë, por ne nuk duhet të na fyeni. Por myslimanët duhet të mësohen të fyehen, siç janë mësuar gjithë të tjerët para”, ka shtuar ai./Tema/