Aktuale

Mustafa: Projekti ynë është i hapur për të gjithë

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, thotë se partia e tij ofron projekt për bashkëqeverisje, i cili sipas tij tejkalon ngjyrat politike.

Duke iu referuar fazës së fundit të garës për të zgjedhur kryetarët e komunave. Mustafa ka apeluar që të ruhet dhe të forcohet vota dhe vullneti i qytetarëve. “Fushata që do zhvillojmë këto ditë dhe vota që do kërkojmë për kandidatët tanë, për ne si Lidhje Demokratike e Kosovës, do të jetë fushatë dhe zotim i sinqertë që iu drejtohet të gjithë qytetarëve. Ne ofrojmë një projekt të përbashkët bashkëqeverisjeje, i cili kalon ngjyrat politike, ideologjike apo çfarëdo dallimi tjetër. Qytetet tona, lagjet ku jetojmë, për të ndryshuar kërkojnë vullnetin, idetë dhe përpjekjen e secilit”, shkruan Mustafa bnë Facebook.

Kreu i LDK-së thotë se kjo parti është në gjendje që t`i tejkalojë dallimet dhe t`i japë shansin secilit që të jetë pjesë e zhvillimit.

“Ne dëshirojmë ta tejkalojmë ndarjen prandaj do kërkojmë që të gjithë të lidhemi rreth një projekti perspektiv për fëmijët tanë. Projekti ynë është i hapur për të gjithë”, thekson Mustafa në Facebook./KosovaPress/

the authorE B