Aktuale

Mustafa: Reformat në administratë i bëmë me projekte jo me shantazhe

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryeministri në detyrë, Isa Mustafa ka numëruar reformat e bëra gjatë mandatit të tij në administratën shtetërore, duke thënë se të gjitha këto i kanë bërë me projekte konkrete dhe analiza të detajuara, e jo me masa të dhunshme, kërcënime dhe shantazhe siç po na sugjerohet këto ditë.

Ai në facebook ka shkruar se kanë vënë në binarë shumë institucione, duke përfshirë ATK-në dhe Doganën.

“Ndaluam shpërdorimet administrative dhe financiare. Së bashku me Ambasadën Britanike krijuam standardin e zgjedhjes me transparencë maksimale të drejtuesve në pozita të larta të institucioneve publike. Funksionalizuam edhe prokurimin elektronik, që kontribuon në luftën kundër korrupsionit në administratë. Të gjitha këto i bëmë me projekte konkrete dhe analiza të detajuara, e jo me masa të dhunshme, kërcënime, shantazhe siç po na sugjerohet këto ditë”, ka shkruar ai./KosovaPress/

the authorE B