Aktuale

Mustafa i shpreh ngushëllime Suedisë pas sulmit terrorist

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i ka shprehur ngushëllime popullit suedez për njerëzit që humbën jetën nga sulmi terrorist në Stokholm.

“Lajm i hidhur sulmi terrorist që ka ndodhur në Stokholm të Suedisë”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Twitter, transmeton Klan Kosova.

“Ngushëllime familjeve të viktimave, popullit dhe Qeverinë së Suedisë”, ka shtuar Mustafa më tej.