Sport

Mustafa shpreh përkrahjen e Qeverisë për futbollin kosovar

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka pritur sot kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, të cilit i ka shprehur përkrahjen e Qeverisë për futbollin kosovar, veçmas në kompletimin e infrastrukturës dhe në ndërtimin e stadiumeve.

Shkrimi i plotë i publikuar në Facebook nga kryeministri Mustafa:

Gjatë një takimi që pata sot me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ku ishte i pranishëm edhe ministri Kujtim Shala, theksova përkrahjen e Qeverisë për futbollin kosovar, veçmas në kompletimin e infrastrukturës dhe në ndërtimin e stadiumeve.   Shqyrtuam shumë aspekte ku, me përkushtim të përbashkët, mund të arrijmë rezultate konkrete. Natyrisht, folëm edhe për përballjen e së premtes me Islandën në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2018, që pritet me entuziazëm të madh nga “Dardanët” dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.