Aktuale

Mustafa shpreh përkushtimin për avancimin e mirëqenies së fëmijëve

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa priti sot në takim shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Brandao Co, ku u bisedua për angazhimet e përbashkëta për fëmijët në Kosovë.

Duke vlerësuar rolin e deritashëm të UNICEF-it, kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e Qeverisë për avancimin e gjithanshëm të mirëqenies së fëmijëve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Brandao Co foli për punën dhe projektet aktuale të UNICEF-it në Kosovë, duke falënderuar kryeministrin Mustafa për përkrahjen./KosovaPress/