Aktuale

Mustafa tregon porosinë e ambasadorëve për koalicionin me Vetëvendosjen!

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Bashkimi Evropian janë duke insistuar që sa më shpejtë Kosova t’i krijojë institucionet e saja. Kështu ka deklaruar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Ai ka konfirmuar se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së partisë, do të trajtohet çështja e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi kjo e fundit edhe “de jure” i dërgoi presidentit mandatarin për kryeminstër.

“Ne e kemi mbledhjen e Kryesisë… sot. Do të bisedojmë lidhur me këtë çështje. Do të mundohemi që të gjejmë rrugë për me  ba marrëveshje”, është shprehur ai.

Më tej, Mustafa foli edhe për takimin që zhvilloi me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott.

“Ambasadat janë të interesuara, që Kosova të ketë Qeveri dhe për këtë arsye vijnë dhe bisedojnë me ne. Edhe ne jemi të interesuar që sa më shpejt Kosova të bëhet me Qeveri”, ka deklaruar Mustafa.

the authorGazetaKNN