Aktuale

Mustafa tregon se a u diskutua për postin e presidentit në takim me Kurtin

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për medie pas takimit me kryetarin e VV-së, Albin Kurtin.

Gazetarët e kanë pyetur Isa Mustafën nëse do të hiqte dorë nga posti i Presdientit ndërsa ai tha se kjo nuk është një çështje e cila u diskutua në këtë takim.

“Patëm një takim u kuptuam për harmonizimin dhe erdhëm në përfundim që janë harmonizuar shume politika ato ekonomike, politike dhe u morën vesh që sa po të bëhet certifikimi . Nuk kemi biseduar as për poste as për ministri. U morëm vesh që posa të certifikohen zgjedhjet të ulemi e të diskutojmë për marrëvshjen e koalicionit”, tha Mustafa./FaktePlus