Aktuale

Mustafa vazhdon krahasimet e qeverisjes së LDK-së e VV-së me Prishtinën

Kanë mbetur edhe tri javë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë, ndërsa kryetari i LDK-së Isa Mustafa po vazhdon krahasimet për qeverisjen e LDK-së dhe VV-së me Prishtinën.

Mustafa ka përmendur investimet në e LDK-së në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, derisa ka pyetur se çfarë ka bërë Vetëvendosje në këtë sferë.

Postimi i Mustafës

LDK. për katër vite në Prishtinë, në fushën e kulturës, sportit dhe rinisë bëri këto investime dhe shumë tjera më të vogla: • 30 terrene sportive nëpër shkolla dhe 47 terrene sportive nëpër lagje • 11 kënde të lodrave për fëmijë • 4 fusha tenisi në Taukbashqe • Qendrën rekreative për fëmijë me 13 shtëpiza në Germi • Ndërtoi bibliotekën e Qytetit • Rinovoi Teatrin Dodona, • Restaurimi i Xhamisë së Çarshisë • Restaurimi i Hamamit të Madh – Filloi ndërtimin e shtegut të vrapimit në 500 m në Tauk Bashqe, renovimin e Pishinës së Gërmisë, terrenet sportive për basketboll në Kodrën e Trimave në Bardhosh në Ajvali dhe në Vreshtat, 10 kënde të lodrave për fëmijë.

Shtrohet pyetja: Çfarë ndërtoi dhe krijoi Vetëvendosja në Komunën e Prishtinës në kulturë dhe sport, për katër vite, që të arsyetojë votën e qytetarit?