Sport

Mustafi largohet nga Arsenal

Shkodran Mustafi duhet të fillojë kërkimin për një klub të ri, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Shkodran Mustafi së shpejti do të largohet nga Arsenal.

Mbrojtësi shqiptar është njoftuar nga drejtuesit e klubit londinez se duhet të fillojë kërkimin për një klub të ri, gjatë këtij afati kalimtar të verës, raportojnë mediat angleze, përcjell lajmi.net.

Trajneri Unai Emery dëshiron të financojë blerje të reja në mbrojtje dhe planifikon t’i realizojë edhe duke grumbulluar fonde me shitjen e Mustafit.

Emery kërkon dyshen William Saliba nga Saint-Etienne dhe Kieran Tierney nga Celtic. /Lajmi.net/