Ekonomi

Naftarët kërkojnë debat publik nga MTI për Udhëzimin e karburanëve

Shoqata e Natfarëve të Kosovës ka njoftuar të mërkurën se Shoqata e ndërmarrjeve që mirren me qarkullim të naftës, derivatëve të naftës, gazrave dhe lubrifikatëve, “SHQNGL”, përmes rruëgeve jozyrtare është njoftuar se MTI ka bërë draftuar Udhëzimin e ri administrativ për cilësinë e karburanëve.

Në një komunikatë të lëshuar për media, Shoqata e Natfarëve thekson se si palë e interesit, pa asnjë njoftim është anashkaluar nga krupi punues për draftimin e Udhëzimit të ri administrativ për cilësinë e karburanteve që ka qenë praktikë e mëhershme në MTI.

Sipas Shoqatës, kjo qasje e MTI-së, duke anashkaluar përfaqësuesit e bizneseve, është totalisht e papranueshme dhe joligjore, ndërsa kërkohet transparencë më e madhe nga MTI dhe të merren parasysh komentet eventuale të Shoqatës së Natfarëve.

Për mes një shkrese të veçantë, Shoqata e Natfarëve kërkon nga MTI që të organizojë debat publik me përfaqësuesit e biznesit të karburanteve, në mënyrë që të jenë në gjendje të japin vërejtjet dhe sugjerimet e veta, pasi në formën aktuale UA është plotësisht i pa zbatueshëm.

“Përndryshe, Shoqata e Naftarëve të Kosovës e inkurajon fuqishëm MTI-në, për rregullimin e këtij sektori mjaft të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, por insiston që ky proces të bëhet në bashkëpunim me Shoqatën e ndërmarrjeve që merren me qarkullim me qarkullim të naftës, derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikantëve, “SHANGL” dhe me palët tjera të interesit.

Kryesia jonë bazohet edhe në praktikat më të mira evropiane që për ndryshimet e legjislacionit duhet të organizohen debate dhe diskutime me palët e interesit”, thuhet në komunikatën e nënshkruar nga kryetari i Shoqatës së Naftarëve, Fadil Berjani.