Rajon & Botë

NASA: Vrima e madhe e ozonit po zvogëlohet

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka njoftuar se vrima gjigante e ozonit në Tokë po zvogëlohet, duke arritur madhësinë që kishte në vitin 1988.

Vrima e ozonit këtë vit ishte më e madhe në muajin shtator, kur ishte e gjerë rreth 20 milionë kilometra katrorë, apo dy herë më shumë se sa sipërfaqja e SHBA-së.