Aktuale

Naser Kelmendi kthehet në burg Naser Kelmendi kthehet në burg

Disa ditë pasi gjykata themelore vendosi ta ndërpres paraburgimin ndaj tij, Naser Kelmendi është rikthyer në burgun e Dubravës.

I akuzuari për vrasje, krim të organizuar, shitje e prodhim të drogës, si dhe për menaxhim dhe mbikëqyrje të rrjetit të narkotikëve, Naser Kelmendi, është rikthyer në Dubravë me vendim të Gjykatës së Apelit e cila e ka prishur vendimin e shkallës së parë.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës. “Po është e vërtetë, qe tri ditë është kthyer sërish në Dubravë”, ka thënë ky zyrtar.

Ndryshe me më 28 shkurt Gjykata Themelore e Prishtinës ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së të akuzuarit Naser Kelmendi, për ta ndryshuar masën e sigurisë nga paraburgimi në arrest shtëpiak.