ShowBiz

Naser Rafuna bëhet baba

Aktori i njohur, Naser Rafuna, është bërë baba.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori përmes rrjeteve sociale duke shprehur gëzimin që u solli djali me ardhjen në jetë, shkruan GazetaExpress.

“Në këtë ditë të bukur,në muajin e bekuar të Ramazanit,gruan time dhe mua,Zoti na dhuroj një djalë të shëndetshëm dhe falemnderimet i takojnë Krijuesit të Gjithsësisë, Mëshiruesit, Zotin Një që na i pranoj lutjet…dhe ekipit mjekësor, të afërm dhe të gjithëve që janë gëzuar me këtë gëzimin tonë. Cdo njeri e përjetoftë këtë gëzim”, ka thënë Rafuna.

Naseri është ndër aktorët më të dashur shqiptar. I njohur fillimisht u bë nga seriali “Tre gjermanët e trashë”, ndërsa momentalisht është i angazhuar në serialin “Çka ka shpija”.