Rajon & Botë

NATO refuzon propozimin e Rusisë

NATO nuk dëshiron të nisë garën e re në armatim pas skadimit të Marrëveshjes mbi Kufizimin e Armatimit Nuklear me Rreze të Mesme në mes të SHBA dhe Rusisë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg gjithashtu e ka refuzuar propozimin e Rusisë të vihet moratoriumi në vendosjen e raketave me rreze të mesme veprimi me arsyetim se një marrëveshje e tillë nuk është i besueshëm.

“Nuk duam garë të re në armatim, por do të sigurojmë që përgjigjja jonë të jetë i duhur përkitazi me vendosjen e sistemit të ri të raketave ruse të aftë të mbajnë koka nukleare dhe të qëllojë qytetet evropiane për disa minuta”, ka thënë Stoltenberg.

Stoltenberg ka vlerësuar se Rusia është përgjegjëse për prishje të marrëveshjes dhe ka shtuar se NATO në mënyrë të matur dhe të përgjegjshme të përgjigjet në kërcënim të Rusisë. Sipas fjalëve të tij, Aleanca edhe më tutje dëshiron të ketë marrëdhënie konstruktive me Rusinë, kur aktivitetet e këtij vendi e lejojnë këtë.

Para përfundimit zyrtar të marrëveshjes, Moska e ka përsëritur ofertën e saj për SHBA dhe aleatët e tyre në NATO ta zbatojnë moratoriumin në vendosje të armatimit nuklear të ndaluar me marrëveshje, vetëm pasi i vendosën raketat e tyre 9M729, të cilat paraqesin shkelje të Marrëveshjes INF.

the authorBurbuqe Metolli