Aktuale

Ndahen 120 mijë euro për rrugët e Parteshit

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Komunën e Parteshit. Ky memorandum është nënshkruar sot me rastin e vizitës së ministrit të Infrastrukturës, Lutfi Zharku vizitoi Komunën e Parteshit, ku është takuar me kryetarin e kësaj Komune, Dragan Nikolic.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se memorandumi i nënshkruar ka arritur vlerën prej 120,000,00 euro.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka thënë se këto mjete do të shfrytëzohen në mënyrën sa më të mirë dhe sa më të efektshme për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe natyrisht për lidhjen e fshatrave jo vetëm të komunave Pasjan dhe Partesh por edhe me fshatrat e tjera të komunës së Gjilanit”.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Parteshit, Dragan Nikolic ka thënë se me këto mjete do të investohen në ndërtimin e rrugëve në Partesh./KP