Aktuale

Ndalohet zyrtari nga Ferizaj, dyshohet për përvetësim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se gjatë ditës së sotme ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin B.B, i cili është person zyrtar.

Sipas Prokurorisë, zyrtari BB është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë” nga neni 425 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se ndaj të dyshuarit B.B., prokurori i rastit do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh./FaktePlus