Aktuale

Ndërpritet greva në Aeroportin ‘Adem Jashari’

Punëtorët e Aeroportit të Prishtinës e kanë ndërprerë grevën.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga sindikata e punëtorëve.

Ky është njoftimi i plotë:

Dëshirojmë të njoftojmë të gjithë udhëtarët tanë se pas diskutimeve brenda kompanisë me Sindikatën e Punonjësve të Aeroportit ‘Adem Jashari’ kemi ardhur në një konkludim të përbashkët dhe si rezultat i kësaj greva nuk do të vazhdojë.

Të gjitha detajet e tjera janë subjekt i çështjeve të brendshme të kompanisë dhe nuk do të bëhen publike. /FaktePlus/