Aktuale

Ndërpritet linja direkte Shkup-Romë, pas atyre për Gjenevë dhe Pragë

Pas kompanive “Swiss” dhe “Czech airlines” fluturimet e veta drejt Shkupit i ndërpret edhe “Alitalia”, ndërsa arsyeja për këtë vendim, siç ceket, është shitja më e vogël e biletave nga ç’pritej, transmeton Gazeta Express.

Kompania “Alitalia” para dy vjet e gjysmë e nisi linjën e parë të rregullt ndërmjet dy kryeqyteteve. Me ndërprerjen e kësaj linje, Shkupi mbetet i lidhur me Italinë me dy qytete – afër Milanos dhe Venecia.

Kjo është kompania e tretë që i pezullon fluturimet drejt Shkupit në orarin dimëror të fluturimeve pasi që të njëjtën dy javë më parë e bënë “Swiss” i Zvicrës dhe “Czech airlines” i Çekisë me linjat nga Gjeneva dhe Praga.

Nga viti 2012 Qeveria maqedonase jep subvencione për fluturimet e transportuesit hungarez të buxhetit të ulët “Wizz Air”. Përfaqësues i kompanisë austriake “Austrian Airlines” e akuzoi qeverinë e Shkupit se nxit konkurrencë jolojale në komunikacionin ajror. Komisioni Evropian konfirmoi se në fillim të viti ka nisur hetime lidhur me politikën e subvencionimit./Gazeta Express/